Telegrafi

Koeman flet për dëshirën e Griezmann: Vendosi unë ku luan, nuk ka ndonjë çështje në këtë mes

Ronald Koeman i ka komentuar pa u shqetësuar deklaratat e Antoine Griezmann, pasi ky i fundit kishte thënë se trajneri i Francës, Didier Deschamps, di se ku të më pozicionon në fushë.

Trajneri i Barçës shpjegoi me transparencë se ka folur me sulmuesin francez dhe nënvizoi se pozicioni i anësorit të djathtë fals “është më i miri për Barçën”.

“Gjithkush ka të drejtë të shprehet. Kam biseduar me Antoine, dje, pasdite, jo për shkak të deklaratave të tij. Ne biseduam për pozicionin e tij dhe për paraqitjen e lojtarit”.

“I thashë se kërkoj më të mirën për ekipin dhe mendoj se pozicioni i tij është në të djathtë, me liri të plotë. Griezmann mund të luajë si 10 dhe 9, dhe në fund vendos unë se çfarë është më e mira për ekipin, pastaj secili lojtar duhet ta shfrytëzojë këtë në maksimum”, ka thënë Koeman.

Lexo po ashtu Griezmann mesazh për Koeman: Deschamps di ku të më pozicionojë

Tutje Koeman shtoi se Griezmann duhet ta jap maksimumin në pozicionin ku e aktivizon.

“Ai po bën më të mirën që mund të bëjë. Punon shumë, është i disiplinuar dhe me fat për cilësitë e tij sulmuese. Kishte katër ose pesë aksione sulmuese nga të cilat duhej të jepte më shumë, por ka shumë më tepër për të diskutuar në lidhje me pozicionin e tij”.

“Kur isha trajner, në ndeshje Holandë-Francë, Grieznann luajti në të djathtë. Nuk ka nevojë të diskutojmë më për këtë temë. Trajneri vendos dhe lojtari duhet të japë maksimumin”, deklaroi Koeman

Në fund holandezi u ngacmua se këto fjalë nuk do t’i thoshte publikisht për Leo Messin, por Koeman shtoi se asnjë lojtarë nuk është i njëjtë dhe vetëm 11 luajnë. Ai nënvizoi se nuk ka probleme me Griezmann. /Telegrafi/