Telegrafi

Koeman: Barcelona e meritoi triumfin në Copa del Rey, tani do të luftojmë deri në fund në La Liga

Trajneri Ronald Koeman është shumë i lumtur me trofeun e tij të parë si trajneri i Barcelonës, ndërsa synon edhe trofe tjerë me klubin nga Camp Nou.

Barcelona fitoi 4-0 ndaj Athletic Bilbao në finalen e Copa del Rey, duke i vendosur ata në rrugën e duhur për trofeun e ligës apo fitimin e dyfishtë të kupave.

“Është një ndjenjë fantastike. Kalimi në finale ishte i vështirë, me ato ndeshje shtesë…”, ka thënë fillimisht Koeman pas ndeshjes.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe kemi merituar të fitojmë të paktën një trofe këtë sezon. Klubi e meriton atë”.

“Ëhtë një trofe me të vërtetë i rëndësishëm për klubin në një vit ndryshimi. Ekipi gjithmonë kishte besim në fitimin e diçkaje”.

“Është një ditë e lumtur për të gjithë tifozët e Barcelonës. Është një sukses i merituar. Kemi bërë ndryshime në ekip këtë sezon, por lojtarët e kanë treguar veten”.

“Unë dua të vlerësoj qëndrimin e ekipit, veçanërisht në Copa del Rey, ku kemi vuajtur shumë”.

“Ne ishim të uritur. Tani kemi një trofe në çantë dhe do të shkojmë për të dytin. Do të luftojmë për titullin e La Ligas deri në ditën e fundit”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/