Telegrafi

Koeman me ankesë të veçantë: Kam shumë lojtarë në skuadër

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka shqetësime me skuadrën e tij të madhe, pasi momentalisht ka plot 32 lojtarë në ekipin e parë.

Barcelona nuk ka qenë në gjendje të konkurrojë në tregun e transferimeve për shkak të probleme të mëdha financiare.

Drejtuesit e klubit nuk kanë qenë në gjendje të afrojnë ndonjë lojtar që donin, por kanë hasur në vështirësi edhe në largimin e të padëshiruarve.

Lexo po ashtu Nga Pjanic te Roberto e Rey Manaj - pesë detyrat që Barcelona duhet të zgjidhë para mbylljes së afatit kalimtar të verës

‘Është e pamundur të kesh 32 lojtarë në skuadër”, ka thënë fillimisht Koeman në konferencën e tij për shtyp.

“Unë kam bërë kurse stërvitore, por jo me 32 lojtarë”.

“Klubi e di kë dua dhe me kë dua të vazhdoj të punoj, por unë i respektoj të gjithë lojtarët që kanë kontratë”.

“Çdo lojtar e di se kë kemi dhe kush do të ketë vështirësi për të luajtur”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/