Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka shqetësime me skuadrën e tij të madhe, pasi momentalisht ka plot 32 lojtarë në ekipin e parë.
Barcelona nuk ka qenë në gjendje të konkurrojë në tregun e transferimeve për shkak të probleme të mëdha financiare.
Drejtuesit e klubit nuk kanë qenë në gjendje të afrojnë ndonjë lojtar që donin, por kanë hasur në vështirësi edhe në largimin e të padëshiruarve.
‘Është e pamundur të kesh 32 lojtarë në skuadër”, ka thënë fillimisht Koeman në konferencën e tij për shtyp.
“Unë kam bërë kurse stërvitore, por jo me 32 lojtarë”.
🎙 The highlights from Barça manager @RonaldKoeman's pre-game press conference ahead of #BarçaGetafe pic.twitter.com/zAx2e9Dvgq
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 29, 2021
“Klubi e di kë dua dhe me kë dua të vazhdoj të punoj, por unë i respektoj të gjithë lojtarët që kanë kontratë”.
“Çdo lojtar e di se kë kemi dhe kush do të ketë vështirësi për të luajtur”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/