Telegrafi

Koelner Stadt-Anzeiger: Angela Merkel duhet t’u përgjigjet pyetjeve rreth shëndetit

Pas dridhjes së tretë të kancelares gjermane, Angela Merkel, në pak më shumë se tri javë, gazeta e njohur e Këlnit, “Koelner Stadt-Anzeiger” i bën thirrje asaj që të tregohet e sinqertë rreth problemeve me shëndetin.

“Politikanëve u lejohet të sëmuren, ata kanë të drejtë të rimarrin veten nga detyrat që ndikojnë në shterimin e energjisë së tyre. Por, një sëmundje mund të kthehet në një çështje politike nëse nuk garantohet që politikanët të mund të kryejnë detyrat e tyre me energji të plotë”, shkruan në editorialin e së enjtes e përditshmja e qytetit perëndimor.

“Ka mundësi që në rastin e Merkelit nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është e mundur që dridhja e saj të jetë e herëpashershme dhe e kufizuar në kohën kur ajo qëndron pa lëvizur”, shton gazeta.

Lexo po ashtu Pasi u pa duke u dridhur për herë të tretë, flet kancelarja gjermane Angela Merkel

“Por, përsëri, ndoshta jo. Kancelarja duhet t’i bëjë vetes një nder, të dalë në publik dhe t’i adresojë këto shqetësime. Përndryshe nuk do të jetë më në gjendje ta çlirojë veten nga ky debat”, përfundon ajo. /KP/ATSH/