Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka thënë se para drejtësisë duhet të dalin të gjithë ata që janë shkaktar për vdekjen e 4-vjeçares nga Gjakova.
Ai ka deklaruar se sistemi shëndetësor nuk është marrë si duhet me rastin e 4-vjeçares.
“Ne nuk kemi shumë fakte në dispozicion i kemi vetëm ato pretendime ose deklarata që i kanë dhënë prindërit e fëmijës. Në bazë të deklaratave nuk mund të lë se kontestohen vërehet që fëmija nuk ka pasë qasje në kohën e duhur në shërbimin shëndetësor. Fillimisht nuk është marrë nga sistemi për të kontrolluar seriozisht se cila është gjendja e tij, është kthyer se ka një grip të zakonshëm dhe më pas është thënë se ka vdekur nga SEPSA”.
“Do të thotë është diçka që tregon se sistemi shëndetësor nuk ka performuar si duhet, ose profesionisti shëndetësor ka qenë neglizhent, apo inkompetent për ta trajtuar atë pacient. Ajo që më intereson drejtësia për fëmijën, cilido që të jetë shkaktari unë mendoj se duhet të sillet para drejtësisë, cilido qoftë pa asnjë lloj diskutimi. Sistemi shëndetësor në këtë rast nuk ka performuar si duhet, problemi nuk është vetëm ky. Kjo është një pasojë edhe pasojat e tilla po shndërrohen në një fenomen”, ka thënë Kodra, për Klan Kosova.