Pas raportimeve për gjoja kërcënime të zv.kryeministrit për çështje evropiane, Koço Angjushev, ndaj Sllagjana Tasevës, kabineti i zv.kryeministrit ka reaguar zyrtarisht për rastin në fjalë.
Sipas tyre, Angjushev nuk ka patur për qëllim dhe nuk do të merret me komunikime negative, por ai është i gatshëm që t’i prezanton faktet dhe argumentet me të cilat disponon Qeveria dhe që janë nën kompetencë të saj, për çështjen e fabrikës “Feni Industri”.
Prandaj, Sllagjana Taseva ftohet që të merr pjesë në një takim pune dhe diskutim të argumentuar.
Njiherit, nga kabineti kërkojnë që në emër të transparencës, të dëgjohen të gjitha palët dhe të vërtetohet besueshmëria e të dhënave, ndërkaq kërkojnë nga “Transparenca Maqedoni”, që para se të bëjnë cilësime publike, të marrin parasysh të gjitha palët në proces dhe ta shqyrtojnë tërë situatën./Telegrafi/