Site icon Telegrafi

Kocijançiq: BE-ja do të urojë kur zyrtarisht të zgjidhet Qeveria e re

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2015-02-26 12:39:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comۇ

Komisioni Evropian nuk do ta urojë fituesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, por këtë do ta bëjë pasi që do zgjidhet Qeveria e re dhe kryeministri i ri, deklaroi sot zëdhënësja e Qeverisë joformale e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton korrespondenti i AIM nga Brukseli, zëdhënësja e Eurokomisionit, sot nuk ka dashur që në emër të Brukselit t’i dërgojë urim OBRM-PDUKM-së, si parti fituese e zgjedhjeve, ndërsa me këtë rast u referua edhe në deklaratën tashmë të dhënë të përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini dhe eurokomisarit për bisedime për zgjerim, Johanes Han, të dhënë në datën 12 të këtij muaji.

“Ju lutem kini parasysh se urimet tradicionalisht dërgohen kur qeveria dhe kryeministri do të zgjedhen”, theksoi zëdhënësja e KE-së, Kocijançiq në deklaratën për AIM.

Në të njëjtën kohë, ajo në emër të Komisioni Evropian e përsëriti kumtesën e Mogerinit dhe Hanit, të lëshuar pas zgjedhjeve që janë mbajtur më 11 dhjetor, ndërsa në të cilat ata konfirmojnë se zgjedhjet në Maqedoni “janë mbajtur në mënyrë të qetë dhe të rregullt” si element kyç nga Marrëveshja e Përzhinës.

Gjithashtu, dyshja prijëse e BE-së e angazhuar për Ballkanin Perëndimor, në reagimin e përbashkët për zgjedhjet në Maqedoni potencuan se “qeveria dhe opozita duhet të vazhdojnë me implementim të plotë të marrëveshjeve paraprake politike, duke përfshirë edhe mbështetje të punës së Prokurorit special. /Telegrafi/

Exit mobile version