Është e disata herë që Bashkimi Europian bën thirrje që debati politik në Shqipëri duhet të zhvillohet brenda në parlament.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç ka thënë se po ndjek nga afër zhvillimet politike në Shqipëri ndërsa shprehur keqardhje për situatën politike.
“Që në fillim të bojkotit ne kemi shprehur keqardhje sepse debati politik nuk duhet të zhvillohet jashtë, por brenda parlamentit dhe për ne është çështje kyçe dhe e rëndësishme që të ketë dialog mes pozitës dhe opozitës dhe për ambiciet që ka vendi për në BE dhe përgatitjet për zgjedhjet janë pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Ne kemi ndjekur zhvillimet, ju e thatë se afati për regjistrim është sot dhe për ne është e rëndësishme është të shohim përgatitje të mirë për një proces të mirë zgjedhor”, tha Koçijançiç. /Telegrafi/