Telegrafi

Koci për Xharrën: Edhe në kohë gjakmarrjesh, gruaja e fëmijët ishin të paprekshëm

Anëtari i PDK-së, Gani Goci ka reaguar pas rrahjes së anëtares së re të kësaj partie, Arbana Xharrës.

“Edhe në kohë e fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes, ka pas moral tek shqiptarët!”, ka thënë Koci.

Postimi i plotë i Kocit:

“Edhe në kohë e fenomenit të hakmarrjës dhe gjakmarrrjes, ka pas moral tek shqiptarët!

Femra dhe femijtë kanë qenë të paprekshëm,kurrë nuk kanë qenë cak i hakmarrjës as i gjakmarrjës!

Ata që sulmuan Arbanën nuk janë njërëz, janë monstrum. Monstrumet duhet të kapën shpejt dhe jo vetëm te dënohen meritueshëm por ata duhet edhe të trajtohen në laboratore speciale!

Militantëve të “republikës së dytë”, ekstremistëve islamik dhe fanatikëve politik,duhet tu ndalet turri.

Shteti duhet të veproj me urgjencë!” (sic.), ka shkruar Koci. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Rrahet Arbana Xharra (Foto)