Site icon Telegrafi

Koci: A pati apo jo prokuroria prova për arrestimin e aktivistëve të VV-së?

Avokati, Arianit Koci ka ngritur dyshimet e tij lidhur me arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes për sulmin ndaj Kuvendit.

Koci përmes një postimi më Facebook ka theksuar se “Gjykata, sot e ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, për tre aktivistë! Nëse policia dhe prokuroria kanë gjetur prova relevante dhe kredibile kundër këtyre gjashtë personave, ashtu siç ka pohuar dje në konferencë shtypi, si është e mundur që tre aktivistë të lejohen të shkojnë në shtëpi?”.

Ai më tej ka shtuar se nuk mund dhe nuk duhet të lirohen në shtëpi, pas vetëm dy ditëve, personat që dyshohen se e kanë kryer sulme terroriste, nëse ka pasur prova kredibile.

Postimi i plotë:

Diçka nuk është në rregull!
Pardje, gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar nën dyshime se kanë organizuar dhe ekzekutuar sulmin me granatë – veprën e terrorizmit, sipas prokurorisë, ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, që ndodhi më datën 4 gusht.
Gjykata, sot e ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, për tre aktivistë!
Nëse policia dhe prokuroria kanë gjetur prova të relevante dhe kredibile kundër këtyre gjashtë personave, ashtu siç ka pohuar dje në konferencë shtypi, si është e mundur që tre aktivistë të lejohen të shkojnë në shtëpi?
Kjo nuk ndodh askund në botë!
Nuk mund dhe nuk duhet të lirohen në shtēpi, pas vetëm dy ditëve, personat që dyshohen se e kanë kryer sulme terroriste, nëse ka pasur prova kredibile.
Gjykatat vendore e kanë krijuar praktikën gjyqēsore, që me lehtēsi të padurueshme, personave të dyshuar t’iu caktojnë masën e paraburgimit, për vepra penale shumë më të lehta.
A mund të jetē që nuk ka pasur fare prova për kētë rast?
Diçka nuk është në rregull!
Nuk ka siguri juridike për qytetarët e Kosovës!

Exit mobile version