Telegrafi

Koci: Dokumentet e dërguara në OVL të UÇK-së, mund të kenë dalë nga Serbia

Foto: Ridvan Slivova

Avokati i njohur, Aranit Koci ka thënë se ende nuk është i bindur se dokumentet e dërguara në OVL të UÇK-së, janë sjellë nga brenda Gjykatës Speciale.

“Unë ende nuk besoj që këto dokumente kanë mund të rrjedhin nga Gjykata Speciale, marrë parasysh që në shumicën prej tyre ka kryesisht biseda me Vukçeviqit, dhe Prokurorit të Gjykatës Speciale, këto kanë mund të vijnë nga Serbia, tha Koci në Kanal10.

Ndryshe, hetuesit e Gjykatës Speciale sot kanë arrestuar Jakup Krasniqi, ndërsa orë më vonë po nga kjo gjykatë është konfirmuar edhe aktakuza për deputetin Rexhep Selimin.