Koalicioni për Ndryshim dhe Drejtësi kanë mbajtur një konferencë dhe i kanë bërë thirrej qytetarëve të Maqedonisë që të luftojnë kundër qeverisë autoritare të Nikolla Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shteti jonë është para një bankroti, nuk kemi para për rroga, penzione dhe programe sociale. Kjo për shkak të regjimit aktual. Nuk duam që fëmijët dhe nipat tonë të jetojnë një jetë të këtillë robëruese”, deklaruan nga ky koalicion.
Ata gjithashtu bënë thirrje që duhet të ndalojë zhytja e mëtejshme e Maqedonisë në borxh, dhe t’i thuhet jo frikës dhe varfërisë./Telegrafi/