Site icon Telegrafi

Koalicioni i Egjiptianëve: Jemi për Maqedoni unitare (Video)

Qindra qytetarë nga Ohri në tubim të qetë kanë drejtuar mesazhe se nuk do të lejojnë Zoran Zaevin dhe LSDM-në të tregtojnë me interesat shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Koalicioni për Egjiptianët’ qëndron pas interesave të shtetit dhe për një Maqedoni unikate.

‘Ne jemi shtet multietnik dhe multinacional dhe vlerësojmë se të gjithë duhet t’i gëzojmë të drejtat dhe liritë. Nuk mundemi të lejojmë që të shkatërrohet karakteri unitar i shtetit’, thotë Demir Dalip nga ‘Koalicioni i Egjiptianëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version