Site icon Telegrafi

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa do të protestojnë kundër vjedhjes së votave

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari sot bëri të ditur se bashkërisht me partinë Alternativa, të hënën e ardhshme do të mbajnë marsh protestues me porosi ‘Mjaft më’.

Ky marsh ka për qëllim ë shpreh revoltën kundër keqpërdorimit të votave dhe mbushjes së kutive, përcejll Telegrafi Maqedoni.

Taravari tha se protesto do të nisë n ga Çairi dhe pritet të përfundojë para zyrës së BE-së në Shkup dhe para KSHZ-së.

Lexo po ashtu Taravari: Ndodhi vjedhje brutale zgjedhore

“Porosia e marshit është – stop mbushjes së kutive, leni popullin që ta shprehë vullnetin e tij politik”, tha Taravari, duke shtuar se posedojnë emra dhe mbiemra se kanë votuar të ndjerë, ndërsa me këtë ishte informuar edhe Misioni i OSBE/ODIHR”, tha Taravari./Telegrafi/

Exit mobile version