Site icon Telegrafi

Koalicioni 100% Kosovë, nesër nis fushatën zgjedhore në Suharekë

Koalicioni AAK-PSD, do të nis nesër fushatën zgjedhore në komunën e Suharekës.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në njoftimin e bërë nga AAK bëhet e ditur se tubimi do të mbahet palestrën “13 Qershori” nga ora 18:00, ku do te bëhet edhe prezantimi I kandidatëve për deputetë

AAK-PSD kanë mbajtur edhe disa tubime tjera në qytete të ndryshme të Kosovës ditëve të fundit.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, ka shpalosur një pjesë të programit të tij qeverisës, bashkë me 100 zotimet e dhëna që tashmë janë publike./Telegrafi/

Exit mobile version