Telegrafi

Koalicionet opozitare shqiptare dhe maqedonase, a do të formohen, apo jo?

Paralajmërimet e partisë më të madhe opozitare, LSDM se në Kongresin më 2 tetor do të diskutohet për propozimin e kryesisë se në vend të një koalicionit të “zakonshëm” partiak, të formohet fond i gjerë partiak, nuk i befason partitë më të vogla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se për momentin realizohen vlerësime me organizatat komunale dhe çdo parti analizon cili është opsioni më i mirë për të dal në zgjedhje. Në pjesë e mbështesin, ndërsa të tjerët propozojnë ide të ndryshme.

Çfarë nënkupton fronti i gjerë?

Zëvendës Kryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska, tha se në Kongresin Partiak i cili do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm do të diskutohet edhe për çështjen senzitive për koalicion, ndërsa gjatë muajit nëntor do të organizohet edhe një kongres, në të cilin do të diskutohet për listat e kandidatëve.

“Për dallim nga “disa parti tjera, sidomos këtë në pushte”, të cilat listat i përpilojnë në rrethe të mbyllura dhe nga organet e tyre ekzekutive të përbërë nga dhjetë ose pesëmbëdhjetë, në LSDM, vendimet edhe për bartësit, por edhe për edhe për kandidatët tjerë të listës, miratohen nga kongresi – thotë Sheqerinska.

Fronti i gjerë është duke u analizuar nga LSDM-ja, por edhe nga të gjithë subjektet politike në opozitë, nga individë dhe organizata civile, paralajmëroi dhe lideri i opozitës Zoran Zaev në intervistën javën e kaluar për Tv Nova.

“Ne u pajtuam se nuk jemi më të mençurit që të drejtohemi vetëm nga ndjenjat tona. LSDM-ja është e gatshme që të ju ofroj të gjithëve që të inkuadrohen në këtë proces, për momentin realizohen sondazhe dhe studime për atë se çfarë është më konvergjente për sukses, për ta mundur regjimin, tha Zaevi.

Partitë më të vogla nuk dëshirojnë të udhëhiqen nga LSDM-ja

Partitë më të vogla opozitare akoma mendojnë cili opsion është më i mirë që të mposhtet pushteti aktual në zgjedhjet e përcaktuara për 11 dhjetor. Nga Partia për Rilindje Demokratike e Maqedonisë (RDM) thonë se qëndrimi brenda-partiak është duke u ndërtuar, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia për koalicion.

“Shohim se situata është specifike dhe në kushte të tilla për ne është me rëndësi është që të bëhen ndryshime demokratike, andaj nuk do ti kishim lejuar vetes që ti pengojmë këto mundësi. Për momentin jemi në fazë konsultative dhe e ndërtojmë qëndrimin brenda-partiak lidhur me atë se si DOM si parti mundet më së shumti të kontribuoj për zgjedhje partiake. Mendojmë edhe për koalicion, por gjithçka është në kuadër të debatit”, thotë Liljana Popovska nga partia RDM.

Jove Kekenovski nga Lëvizja FRODEM thotë se ekziston një përqindje e madhe e votuesve të dëshpëruar, që nuk do të kishin votuar për VMRO-DPMNE-në, por nuk e kishin mbështetur as LSDM-në. Sipas tij, mund të bisedohet për një Union i bllokut opozitarë, por jo edhe për një front i udhëhequr nga LSDM-ja.

“Për ne është më se e qartë se ekzistojnë nga 35 deri në 40% votues të pakënaqur nga të dy partitë më të mëdha, andaj mendojmë se me dy blloqe opozitare mund të kemi sukses më të madh dhe ta mundim Gruevskin. Duke marrë parasysh përvojën nga koalicioni me Lupço Georgievski dhe Branko Crvenkovskin të cilat pësuan disfatë, mendojmë se nuk është ide e mirë që të përfshihemi në front i udhëhequr nga LSDM-ja, por të bisedojmë për Union i blloqeve opozitare. Mendoj se me një ide të tillë dhe me debat të mëtejshëm, pa ndonjë problem do të përgatiten edhe listat e kandidatëve, në këtë mënyrë ne do të distancohemi nga LSDM-ja, ndërsa do të kontribuojmë për rrëzimin e pushtetit”, thotë Kekenovski i cili shton se blloku i tretë i njohur si Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi do grupohet në periudhën që pëson.

Nga partia “E Majta” propozojnë që opozita të mbështes listë e përbërë vetëm nga kuadro jopartiak.

“Nesër do të vazhdojmë, pasi që vështirë shkon bashkimi i opozitës, ne do të propozojmë që të gjithë partitë opozitare të propozojnë lista të cilat do të përbëhen vetëm nga kandidat jopartiak. Me këtë nënkuptojmë që të hyjnë njerëz nga sektori civil dhe pjesëmarrës në protestat, të cilët do të kenë vetëm mandat për qeveri të përbërë nga ekspertësh e cila do të ketë detyrë që të organizoj zgjedhje normale”, thotë Goce Markovski na Levica.

Fronti i gjerë për momentin mbetet temë për analizë, përderisa partia në pushtet, OBRM-PDUKM nuk ka paralajmërime për ndryshime të tjera, pasi largimit të Lidhjes Demokratike dhe DOM nga koalicioni.

Nga ana tjetër, vullnet për bashkëpunim opozitar shqiptar ka, megjithatë hapa konkrete ende jo. Është ky qëndrimi i partive politike jashtëparlamentare shqiptare në Maqedoni për Portalb.

”Jemi të sigurtë se BDI-ja, e ndihmuar nga ”naçallnikët” e OBRM-PDUKM-së, mund të fitohet pa ndonjë bllok opozitar. Në të vërtetë, BESA është e gatshme që e vetme ta mundë koalicionin e dështimeve, mashtrimeve dhe skandaleve, por – përsëritim, nuk e përjashtojmë mundësinë e formimit të ndonjë koalicioni opozitar shqiptar”, deklaroi zëdhënësi i kësaj partie, Faton Fazliu.

Nga PDSH-ja thonë se është duke u punuar në përafrimin e qëndrimeve dhe ata kanë interes që ta çojnë përpara bashkëpunimin opozitar, ndërkaq partia UNITETI thotë se platforma e tyre është e hapur për të gjithë partitë politike, përveç BDI-së dhe PDSH-së.

”Partia ka formuar komisione të posaçme për këtë çështje dhe unë besoj se së shpejti do të shohim nëse është e mundur që në zgjedhje të dalim me një listë të përbashkët të koalicionit opozitar shqiptar”, deklaron sekretari i përgjithshëm i Unitetit, Muhamed Ismaili.

Edhe Faton Aliti nga PPD-ja deklaron se partia e tij është e hapur për bashkëpunim. ”Kuptohet se për të patur bashkëpunim, fillimisht duhet të ketë vullnet dhe të lihen anash kapriçot.”/Telegrafi/