Site icon Telegrafi

Koalicionet dhe partitë politike në Maqedoni nënshkruan kodin për zgjedhje fer dhe demokratike

Para fillimit të fushatës zgjedhore nesër, gjithë partitë politike dhe koalicionet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot nënshkruan kodin për zgjedhje fer dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zgjedhjet të cilat janë fer dhe respektojnë principet demokratike dhe qeverisjen e mirë sjellin zhvillim në shoqëri”, deklaroi ktyetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Kodin sot e nënshkruan kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, i cili e udhëheq koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”, lideri i LSDM-së Zoran Zaev nga koalicioni opozitar, Izet Mexhiti përfaqësues i BDI-së, Menduh Thaçi nga PDSH-ja, Gzim Ostreni nga koalicioni “Aleanca për shqiptarët” dhe Ivon Veliçovski, Stojançe Angellov, Pavle Trajanov, Bilall Kasami, Zdravko Saveski dhe Muhamed Zekolli përfaqësues të koalicioneve gjegjësisht të partive politike që ata përfaqësojnë./Telegrafi/

Exit mobile version