Telegrafi

Koalicion i 22 partive të udhëhequra nga LSDM do të garojë në zgjedhjet lokale (Video)

Kryetarët e 22 partive politike pjesë të koalicionit të udhëhequr nga LSDM, sot nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale me moton “Jetë në Maqedoni për të gjithë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Formuam koalicion parazgjedhor, të udhëhequr nga LSDM-ja, për zgjedhjet lokale. Dalim hapur, e dëgjojmë zërin e qytetarëve që zgjodhën bashkim, e jo ndarje”, tha lideri i LSDM, Zoran Zaev.

Ai shtoi se klima politike në Maqedoni është ndryshuar dhe se qytetarët janë të çliruar nga shtypjet dhe frika dhe besojnë në ndryshime.

“Qytetarët e gjithë shtresave kanë mundësi të marrin pjesë në ndryshime dhe këtë gjë e bëjnë. Për këtë shkak jam i bindur se ky koalicion pas ndryshimit në nivel qendror, do të sjellë ndryshime edhe në nivel lokal në zgjedhjet e 15 tetorit dhe do të sjellë jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha Zaev./Telegrafi/