Telegrafi

KMDLNj: Zyrtari policor pohoi se arrestimi i tij u bë pa urdhërarrest

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, kanë vizituar të ndaluarit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.

“Monitoruesit takuan L. O dhe bisedoi me të sa i përket trajtimit të tij gjatë procesit të arrestimit, bartjes në qendrën e ndalimit dhe trajtimit të tyre në këtë qendër. I njejti pohoi se ai ishte arrestuar në rrugën“C”nga pjesëtarë të Inspektoriatit Policorë të Kosovës, të cilët ishin 5- 6 persona në uniformë civile. I njejti pohoi se ata nuk kanë pasur urdhërarrest dhe gjatë arrestimit ai është përballur me fyerje nga më të ndryshmet nga pjesëtarët e IPK-së, të cilët i kishin shkuar direkt me armë tek koka.

Lexo po ashtu IPK jep detaje për arrestimin e udhëheqësit të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike

L. O pohoi se në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë ai është njoftuar me të drejtat që i takojnë. Ai ka angazhuar avokatë privat dhe nuk vuan nga asnjë sëmundje. I njejti pohoi se ky arrestim është rrjedhojë e punës që ai bënë dhe i është montuar nga persona të cilët pohoi se kanë lidhje të forta me politikën”, thuhet në njoftimin për media.

I ndaluari i pohoi KMDLNj – së se nuk ka vërejtje për sjelljet e stafit të Qendrës së Mbajtjes dhe se ndjen keqardhje për kushtet e punës që ata kanë.

Pas monitorimit, KMDLNj konstaton se ndaj të ndaluarit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë respektohen në tërësi të drejtat e njeriut që i takojnë si person i ndaluar – privuar nga liria. Ndërkaq , KMDLNj kërkohen të bëhen hetimet lidhur me pohimet e të arrestuarit se nuk është trajtuar në përputhje me ligjin. /Telegrafi/