Telegrafi

Kluivert refuzon kalimin te Unitedi

Mediat britanike raportojnë se Justin Kluivert ka refuzuar mundësinë e transferimit te gjiganti i Ligës Premier, Manchester United.

Talenti i Ajaxit ka qenë i lidhur shumë qe një vit me skuadrën e madhe angleze.

Pëlqimi i drejtuesve të Unitedit dhe trajneri Jose Mourinho thuhet se vjen nga finalja e Ligës së Evropës, ku Unitedi u përball me Ajaxin.

Lexo po ashtu Shënjestra e Unitedit, Justin Kluivert flet për bisedën me Mourinhon pas finales së Europa League (Video)

Raportet e mediave sugjeruan se Unitedi ishin të gatshëm të paguajnë 10 milionë funte për të nënshkruar me djalin e yllit legjendar holandez të Barcelonës, Patrick Kluivert.

Kluivert ka driblim, teknikë dhe goditje të fortë (Getty Images)

Megjithatë, sipas gazetës angleze Metro, talenti i Ajaxit, Justin Kluivert ka hedhur poshtë mundësinë e një lëvizjeje te Djajtë e Kuq.

“Kam dëgjuar thashethemet, por unë nuk kam folur me Mourinhon”, ka thënë fillimisht Kluivert.

Lexo po ashtu Televizioni holandez zbulon bisedën mes Mourinhos dhe Kluivertit, portugezi e quajti “i veçantë” dhe i premtoi transferimin te Unitedi

“Një lëvizje për Manchester United nuk do të kishte kuptim, të paktën tani”, përfundoi talenti holandez.

Ndryshe, Kluivert po përjeton një super-formë këtë sezon me Ajaxin, ku në 17 ndeshje në kampionat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime. /Telegrafi/