Telegrafi

Kluivert: Dua të luaj, por ende nuk ka ardhur koha ime

Anësori i Romës, Justin Kluivert, ka pranuar se dëshiron të jetë startues te klubi i tij i ri, por do ta presë momentin e tij.

Talenti 19-vjeçar u transferua te Giallorossët këtë verë nga Ajaxi, ndërsa asistoi në golin e Edin Dzekos në javën e parë në Serie A.

“Dua të bëhem startues, kjo është arsyeja pse jam transferuar”, ka deklaruar Kluivert për Fox Sports.

Lexo po ashtu Lajmet për Justin Kluivert

“Koha ime nuk ka ardhur ende, por kam luajtur për disa minuta dhe jam i lumtur. Të gjithë e dinin se do të ishte një fillim i vështirë te Roma, sepse këtu pritet shumë”.

“Te Ajaxi isha shumë më i lirë në fushë, ndërsa këtu duhet të luaj më afër qendrës. Megjithatë, ndihem gjithnjë e më shumë komod”, ka thënë holandezi.

Kluivert rrjedh nga Akademia e Ajaxit, ku ka qenë që nga viti 2007. Në vitin 2016, ai u përfshi në ekipin e parë dhe pas dy sezonesh, kaloi në Itali.

Pozita kryesore e tij është anësor i majtë, ndërsa të kujtojmë që është djali i legjendës holandeze, Patrick Kluivert. /Telegrafi/