Telegrafi

Kluivert drejtor sportiv i gjigantit evropian

Ish-sulmuesi i njohur holandez, Patrick Kluivert është rikthyer të punojë me futbollin.

Natyrisht që ai nuk është rikthyer në fushë, por ka marrë një rol të rëndësishëm në futboll.

Gjiganti francez, Paris Saint Germain, ka emëruar si drejtor sportiv ish-sulmuesin e famshëm holandez Patrick Kluivert.

Lexo po ashtu Griezmann zbulon një të vërtetë

Në prononcimin e parë si drejtor sportiv i PSG-së, Kluivert ka qenë i qartë në ambiciet e klubit.

“Jam krenar që jam drejtor sportiv i një klubi të madh siç është PSG. Do të punojmë shumë për t’i arritur synimet e klubit”.

“Tifozët presin shumë dhe ne duhet t’ia plotësojmë atyre dëshirat për tituj të rëndësishëm”, deklaroi Kluivert. /Telegrafi/