Ekipit amator Litherland Remyca është larguar nga garat në FA Cup shkaku i 11 eurove.
Klubi i Merseyside pa dashje kishte futur një lojtar të suspenduar në fitoren 4-2 ndaj Charnock Richard në raundin ekstra-preliminar më 11 gusht.
Në fakt, klubi kishte harruar të paguajë gjobën e një lojtari, i cili ishte dënuar sezonin e kaluar në ligat inferiore.
Litherland ka bërë të ditur se tani po përballet me një numër të madh problemesh shkaku i mospjesëmarrjes në garën për trofeun më të vjetër në Angli.
“Dënimi për një gabim të vogël administrativ është i konsiderueshëm, por duhet të mësojmë nga kjo përvojë dhe të kthehemi më të fortë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Charnock është rikthyer dhe do të përballen me Leek Town në raundin paraprak më 4 shtator.
Literland theksojmë se paraqiten në Ligën e Veriut dhe tashmë kanë probleme financiare. /Telegrafi/