Sulmuesi i Barcelonës, Vitor Roque do të ketë një shans për t’i bërë përshtypje menaxherit të ri Hansi Flick në stërvitjet parasezonale, por shumica e raporteve e kanë lidhur atë me një largim këtë verë, qoftë në huazim ose përgjithmonë. Një ekip i tretë italian ka dalë në garë për nënshkrimin e tij.
Napoli dhe Fiorentina janë lidhur të dy me Roquen, megjithëse Moise Kean tani ka nënshkruar për Violën.
Pasi presidenti i Lazios, Claudio Lotito konfirmoi se ata nuk po kërkonin më të nënshkruanin me Mason Greenwood, por kishin një lojtar ’10 herë më të mirë’, La Reppublica ka raportuar se Roque është ai lojtar.
Informacioni citohet nga gazeta Sport, e cila thotë se Roque dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe drejtori sportiv Deco gjithashtu dëshiron që ai të qëndrojë në Camp Nou.
#Lazio are the latest side to be linked with a move for Vitor Roque, after dropping out of the race for Mason Greenwood.#FCBarcelona (La Reppublica) pic.twitter.com/7o4zlfLdxj
— Football España (@footballespana_) July 9, 2024
Megjithatë situata e tij ka të ngjarë të varet nga lëvizjet e tjera që ndodhin dhe çfarë kapaciteti kanë ata për të manovruar në kufirin e pagave të tyre.
Roque nuk i është dhënë një hap i drejtë te Barcelona, dhe është bërë viktimë e politikës së brendshme dhe një situatë të vështirë financiare në klub.
Sido që të jetë, Roque do të duhet të zgjedhë hapin e tij të ardhshëm me kujdes duke pasur parasysh ambientimin e tij të vështirë në Evropë.
Megjithatë, derisa Flick ta sheh dhe vlerësoj atë, presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka bllokuar çdo dalje. /Telegrafi/