Site icon Telegrafi

Klubi Rotarian i Tetovës ndihmon parashkollorët e Hasanbegut (FOTO)

Klubi Rotarian i Tetovës edhe njëherë ka treguar humanitetin e saj duke ndihmuar rajonet më të prekura nga vërshimet në rajonin e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Klubi Rotarian i Tetovës, dje në bashkëpunim me Asociacionin e Klubeve Rotariane të Kosovës, furnizoi me banka shkollore, karrige si dhe tabela magnetike 3 klasa parashkollore të Shkollës fillore 25 Maji në Hasanbeg të Shkupit, një ndër viset e goditura rëndë nga vërshimet.

“Një donacion i vogël por kuptimplotë nga Rotarianët, në ndihmë të fëmijëve parashkollor të njërit nga fshatrat më të goditura nga vërshimet e fundit në Shkup”, shprehen nga Klubi Rotarian.

Përndryshe në këtë shkollë të Hasanbegut mësojnë 179 nxënës në klasat parashkollore në dy ndërrime./Telegrafi/

Exit mobile version