Telegrafi

Klubi që është në pronësi të Piques nënshkruan me nipin e Shakirës

Shakira dhe Pique (Foto: Getty Images)

Nipi i Shkairës, Tarik Antonio Mebarak ka bërë debutimit te klubi që është në pronësi të bashkëshortit të saj, Gerard Piques.

Kolumbiani debutoi te Andorra FC që aktualisht luanë në ligën e tretë të Spanjës, që ka pronar mbrojtësin e Barcelonës që nga viti 2018.

19-vjeçari luajti për 90 minuta në fitoren 4-1 të skuadrës spanjolle ndaj Rialp, derisa kishte numrin tre në fanellë.

Mebarak është djali i vëllait të Shakirës, Tonino, gjersa në të kaluarën kishte luajtur për skuadrat kolumbiane si, Atletico Junior Barranquilla dhe Santa Fe de Bogota.

Ai po ashtu ka luajtur edhte për klubin e Miami Soccer që udhëhiqet nga argjentinasi Alejandro Waigandt.

Trajneri i Andorra B, Varlos Sanchez e transferoi në këtë verë Mebarakin që thuhet se premton shumë në të ardhmen dhe është një mbrojtës mjaftë cilësor.

Kolumbiani ishte pjesë edhe e skuadrës së parë, mirëpo Sanchez ka vendosur ta ndalë në këtë sezon në skuadrën e dytë, e që në sezonin 2020/2021 pritet të luajë në Andorra A. /Telegrafi/