Site icon Telegrafi

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj helmimit të komisionarëve zgjedhor

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj helmimit të rreth 26 zyrtarëve kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me fletëvotimet e ardhura nga Serbia.

Sipas tyre, rasti është vepër e rëndë dhe fajtorët duhen të dënohen, por edhe rastet e tilla të mos përsëriten.

“Ky akt në radhë të parë shkel rëndë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por çka është më e rëndësishmja ky helmim është vetëm vazhdim i agresionit serb ndër vite, me helmimet masive të studentëve kosovar, por edhe ‘helmimet’ e vazhdueshme që Serbia ka bërë me produktet e tyre për tregun e Kosovës. Me vite të tëra Serbia ka eksportuar produkte të cilat kanë mundur lehtësisht të kenë përmbajtje të tillë si ajo e ditës së djeshme. Kjo situatë nuk dallon asgjë nga ngjarjet e viteve të kaluara, por edhe tregon që qëllimet agresive të Serbisë mbeten gjithmonë të njëjta”, thuhet në njoftimin e Klubit.

Lexo po ashtu Zarfet e ardhura nga Serbia që shkaktuan alergji te zyrtarët e KQZ-së, ndërpresin procesin e verifikimit të votave

Në fund, Klubi i Prodhuesve shpreh shqetësimin dhe kërkon nga autoritetet e vendit tonë që të reagojnë dhe kërkojnë zbardhje të rastit dhe mos lejim të skenarëve të ngjashëm të ndodhin përsëri, por kërkon edhe një herë që produktet e Serbisë të bojkotohen plotësisht nga qytetari i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version