Site icon Telegrafi

Klubi i Prodhuesve përkrah vendimin për vendosjen e masës prej 10% për importet nga Serbia dhe Bosnja

Klubi i Prodhueseve e përkrah dhe e mirëpret vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për miratimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina të ju vihet taksë prej 10 për qind.

Klubi i Prodhuesve e përkrah një vendim të tillë kur kihet parasysh pengesat e vazhdueshme që këto dy shtete i kanë bërë produkteve të Kosovës për depërtimin në tregjet e tyre. Po ashtu, këto vende kanë subvencionuar në vazhdimësi produktet që eksportojnë në vendin tonë, duke bërë që produktet e tyre të shiten nën çmimin e prodhimit. Kjo praktikë e aplikuar nga Serbia dhe Bosnja në masë të madhe ka dëmtuar prodhuesit e Kosovës duke i bërë jo-konkurrues.

Lexo po ashtu Kosova vendos taksën prej 10% për importet nga Serbia dhe Bosnja

Ky vendim do të mbrojë interesat e prodhimeve vendore dhe përbën një lehtësim për prodhuesit vendor. Klubi edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përkrah MTI-në për çdo vendim që mbështet prodhuesit vendor dhe në të njëjtën kohë e inkurajon atë që të vazhdojë me politika të cilat e fuqizojnë prodhimin e vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version