Site icon Telegrafi

Klubi po mendon shitjen e tij, por Ansu Fati ka të tjera plane me Barcelonën

Ansu Fati do të rikthehet te Barcelona pas huazimit një vjeçar te skuadra angleze Brighton.

Sulmuesi spanjoll megjithatë nuk ka arritur të lë gjurmë në Ligën Premier, pasi nga 27 ndeshje në total me fanellën bardhekaltër ka shënuar katër gola e ka asistuar në një tjetër.

Pas përfundimit të sezonit në Ishull, Ansu Fati është rikthyer tani në Kataluni dhe ka folur për Mundo Deportivon.

Lexo po ashtu Klubi i njohur spanjoll i ofron Ansu Fatit mundësinë për ta “ringjallur” karrierën e tij

21-vjeçari ka thënë se dëshiron të ketë sukses me Barcelonën dhe duket se dëshira e tij është të mbetet në klubin katalunas.

“Unë jam 100 përqind gati. Njerëzit mendojnë se jam i lënduar, por jam mirë, kaloj shumë kohë në palestër. Dua të kem sukses në Barcelonë”, ka thënë Ansu Fati për Mundo Deportivo.

Anësori sapo është kthyer nga huazimi i tij te Brighton, ku u dërgua për të rifituar formën e tij më të mirë dhe për të luajtur minuta të rregullta nën drejtimin e Roberto De Zerbi.

Katalanasit po mendonin ta shisnin lojtarin sapo të kthehej nga Anglia, por Hansi Flick, i cili së fundmi u emërua si trajneri ri, dëshiron t’i japë të riut një shans dhe do të vendosë për të ardhmen e tij pas ndeshjeve parasezonale. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version