Klubi arab Al-Hilal raportohet se ka kontaktuar Barcelonën për të diskutuar mundësinë e transferimit të Vitor Roques këtë verë
Braziliani kishte luajtur për America Mineiron dhe Cruzeiron, para se të kompletojë një lëvizje tek Athletico Paranaense në prill të 2022.
Roque regjistroi 28 gola dhe 11 asistime në 81 ndeshje të luajtura për Athletico Paranaensen, shifra këto që zgjuan interesimin e Barcelonës të cilët nënshkruan me të gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gjiganti katalanas u pajtua që të paguajë një shumë prej 30 milionë eurosh për sulmuesin, plus 31 milionë euro të tjera bonuse.
Fatkeqësisht për Rouqen, ai pati vështirësi që të merrte minuta nën urdhrat e Xavit në pjesën e dytë të sezonit, duke luajtur titullar në vetëm dy nga 14 paraqitjet e tij në La Liga.
Tani që Xavi është zëvendësuar nga Hansi Flick, nuk duket se kjo do të sjell ndonjë ndryshim të madh sa i përket të ardhmes së Roque.
Barcelona besohet se është e gatshme që ta largojë adoleshentin brazilian, përkundër faktit që ai ka një kontratë deri në verën e vitit 2031.
Tani sipas gazetarit Fabrizio Romano, Al-Hilali ka kontaktuar me blaugranasit për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për Rouqen.
Një transferim i mundshëm i tij në Lindjen e Mesme do të bënte që Roque të luante përkrah ikonës braziliane Neymar, i cili u largua nga PSG-ja në drejtim të Al-Hilalit verën e kaluar./Telegrafi/