Telegrafi

Shakaja në rrjetet sociale: Klubi meksikan e ‘transferon’ Ronaldon, përmes tij i dërgon mesazh Juventusit

Lajmi se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Juventusi ka qenë ndër më të komentuarit gjatë ditës.

Duke e shfrytëzuar këtë gjë, klubi Tlaxcala FC, që garon në ligën e dytë meksikane, ka shfrytëzuar zërat rreth Cristiano Ronaldos dhe ka menduar të bëjë një shaka në rrjetet sociale.

Deri diku ia kanë arritur qëllimit, pasi lajmi është bërë viral dhe në shumë vende është emituar.

Cristiano Ronaldo. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Sigurisht, kur bëhet fjalë për portugezin kjo gjë është normale, pasi ai është një nga futbollistët më të dashur në botë.

Klubi meksikan, në faqen zyrtare në “Instagram” ka postuar një foto të Ronaldos me fanellën e tyre, ndërkohë që mesazhi është më epik: “E sheh sa bukur i rri fanella jonë? Por, të lutem, thuaj Juventusit që të na hapë telefonin”.

Mbetet të shihet nëse Juventusi do t’i kthejë ‘përgjigje’ klubit Tlaxcala FC. /Telegrafi/