Edhe pse rezultoi një nga sezonet me të dështuara, ofertat për sulmuesin Rei Manaj nuk kanë të mbaruar.
Pas pistës gjermane dhe asaj portugeze që mesa duket nuk i pëlqyen dhe aq djaloshit nga Lushnja, tani në ndjekje të tij janë vënë disa klube të Serisë B.
Pas Carpit dhe Frosinones, së fundmi në skenë ka dalë edhe Parma.
Një klub me histori në futbollin italian, i cili për shkak të problemeve financiare u “zhyt” në Serinë C.
Ketë sezon ata u ngjitën në Serinë B dhe janë në kërkim të disa lojtarëve cilësorë për të synuar ngjitjen në Serinë A.
Mediat italiane raportojnë se klubi i Parmës ka shfaqur interes për huazimin e Manajt nga Interi.
Zikaltrit disponojnë kartonin e sulmuesit dhe në orët e ardhshme pritet të ketë takim mes drejtuesve. Shqiptari duhet të presë deri javën e ardhshme për të mësuar vendimin përfundimtar rreth të ardhmes.