Klubi anglez, West Ham United thuhet se filluar tashmë bisedimet me trajnerin italian, Massimiliano Allegri, për të marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm 2025/26.
West Hami është në kërkim të një trajneri të ri për edicionin e ardhshëm, pasi nuk janë të kënaqur me punën e Julen Lopeteguit.
Sipas mediumit talkSport, West Ham ka zhvilluar bisedime me Allegrin në lidhje me mundësinë që ai të marrë drejtimin e klubit në fund të sezonit.
57-vjeçari italian, i cili është larguar nga Juventusi në maj, thuhet se është duke e konsideruar këtë rol nga klubi anglez.
Sugjerohet që nëse trajneri aktual Lopetegui shkarkohet, West Ham mund të emërojë një trajner të përkohshëm për t’i ruajtur vendin Allegrit.
Forma e West Hamit ka qenë shqetësuese, me klubin që ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit dhe renditet në pjesën e poshtme të tabelës në Ligën Premier. /Telegrafi/