Telegrafi

Klubi i Gjilanit ndërpret bashkëpunimin me Caesarin dhe Marinhon

Klubi i  Gjilani me mirëkuptim të dy anshëm, ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistët e huajë të ardhur në afatin kalimtar veror, Trevin Shonari Caesar  dhe Jose Mauricio Marinho .

Trevin Shonari Caesar kishte ardhur nga Trinidad dhe Tobago, ndërsa Jose Mauricio Marinho nga Brazili.

Ata kishin mbrojtur ngjyrat e klubit të Gjilanit në pjesën vjeshtore të edicionit të sivjetshëm në futbollin tonë.

Trevin Shonari Caesar

Dyshja kishin prishur marrëdhëniet me klubin, kur nuk kishin pranuar të luanin në një ndeshje miqësore.

“Gjilani i falënderon futbollistët për angazhimin sa ishin pjesë e klubit tonë, dhe ju uron sukses në vazhdimin e karrierës së tyre futbollistike”.

Jose Mauricio Marinho

“Klubi gjithashtu është në bisedime me disa futbollistë ku pritet të përforcohet në afatin kalimtar të janarit”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Gjilani e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e katërt me 27 pikë. /Telegrafi/