Klubi i Gjilani me mirëkuptim të dy anshëm, ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistët e huajë të ardhur në afatin kalimtar veror, Trevin Shonari Caesar dhe Jose Mauricio Marinho .
Trevin Shonari Caesar kishte ardhur nga Trinidad dhe Tobago, ndërsa Jose Mauricio Marinho nga Brazili.
Ata kishin mbrojtur ngjyrat e klubit të Gjilanit në pjesën vjeshtore të edicionit të sivjetshëm në futbollin tonë.
Dyshja kishin prishur marrëdhëniet me klubin, kur nuk kishin pranuar të luanin në një ndeshje miqësore.
“Gjilani i falënderon futbollistët për angazhimin sa ishin pjesë e klubit tonë, dhe ju uron sukses në vazhdimin e karrierës së tyre futbollistike”.
“Klubi gjithashtu është në bisedime me disa futbollistë ku pritet të përforcohet në afatin kalimtar të janarit”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
Gjilani e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e katërt me 27 pikë. /Telegrafi/