Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shprehur dëshirën e tij që të largohet nga Real Madridi dhe tashmë klube të ndryshme po vërshojnë me ofertat e tyre – secila më bizare se tjetra.
Klubi i kategorisë së tretë të futbollit gjerman, Fortuna Koln, do të ketë mjaft problem që të sigurojë firmën e Cristiano Ronaldos, përkundër faktit se i ka bërë atij një ofertë mjaft “joshëse”.
Ronaldo spekulohet se po kërkon një kalim tronditës nga Real Madridi për shkak të pakënaqësisë së tij me situatën fiskale në Spanjë.
Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë lidhur me transferimin e 32 vjeçarit, përderisa Bayern Munichu të hënën ka hedhur poshtë pohimet se po e mendon një ofertë duke konsideruar lajmet si thashetheme për konsum ditor.
Për shkak të mungesës së së resurseve financiare për të konkurruar top klubet evropiane, është Fortuna që mezi i shpëtoi rënies nga liga e tretë e gjermanisë ajo që ka dalë në skenë me një ofertë interesante në mënyrë që të trasnferojë Cristiano Ronaldon në Sudstadion.
Klubi me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka konfirmuar ofertën për Ronaldon, që është “birrë falas për tërë jetën”.
“Hey Ronaldo, ne po kërkojmë ende një sulmues, ne nuk kemi të holla, por mund të të ofrojmë birrën e Kolnit për gjithë jetën”, shkruan në postimin e Fortunas në Tëitter.
Duke parë dedikimin e Ronaldos për trupin e tij gjë për të cilën ia kanë zili të gjithë, është vështirë e besueshme të thuhet se superylli portugez mund të bindet për një largim nga La Liga për një skuadër që përfndoi në vendin e 16-të në ligën e tretë të Gjermanisë. /Telegrafi/
Hey @Cristiano, we're still looking for a striker-we don't have money, but we can offer you free Kölsch for life 🙌🏻🍻⚽️ #ronaldo #fortuna pic.twitter.com/SzlaDoMfvQ
— Fortuna Köln (@fortuna_koeln) June 16, 2017