Vitet e fundit, Barcelona ka pasur probleme financiare. Vështirësitë e tyre madje e detyruan klubin të shkonte në masa ekstreme dhe të aktivizonte levat e tyre ekonomike.
Megjithatë, sipas presidentit të klubit, Joan Laporta, situata dalëngadalë po kthehet në normalitet.
“Në vitin 2003 ishim në një moment vështirësie maksimale, kishim një deficit dhe një borxh të konsiderueshëm, tani e kemi pasur edhe atë, dhe ndoshta me kalimin e kohës, 20 vjet, përmasat janë shumë më të mëdha edhe pse konceptualisht është njësoj”, ka thënë kreu i klubit katalunas.
“Por, vështirësive që duhet të shtojmë Fair Play-in Financiar, pasi ato janë rregulla të interpretuara dhe diktuara nga LaLiga, ai gjeneron njëfarë kompleksiteti kur menaxhon klubin, por ne duhet të përshtatemi dhe po e bëjmë këtë”.
Duke folur për situatën sportive të klubit, Laporta shtoi: “Jemi në një moment kyç, që është pika e kthesës. Sepse pasi klubi është shpëtuar, ne kemi një ekip që po konkurron sërish, i kemi vendosur vetes objektivin prioritar të La Ligës, konsistencën maksimale”.
“Ne vazhdojmë të konkurrojmë, kemi fituar ligën, duam të vazhdojmë të jemi dominues në Spanjë dhe të bëjmë një hap tjetër drejt të qenit më konkurrues në gara të tilla si Liga e Kampionëve, e cila është gjithmonë e rëndësishme”, ka potencuar më tej presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/