Klubi diplomatik ka shprehë shqetësimin për përkeqësimin evident të pozicionit ndërkombëtar të Maqedonisë me krizën e vazhduar politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Shihet se orvatjet e tyre për tejkalimin e krizës politike me ndërrimin e procedurave demokratike na kanë gjetur në pritje të strukturave të larta shtetërore të Maqedonisë, me çka thellohet shqetësimi i marrëdhënieve në mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian’.
Nga Klubi i diplomatëve theksojnë se ka ardhur momenti për kthesë radikale në qasjen e zyrtarëve të lartë shtetëror të Maqedonisë në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare të cilat ka nënshkruar Republika e Maqedonisë, me qëllim për arritjen e përmbushjes së strategjive për integrimin e tyre në strukturave euroatlantike. /Telegrafi/