Telegrafi

Klubi boshnjak ku Dzeko nisi karrierën i ka uruar fat në finalen e Ligës së Kampionëve me një foto nga fëmijëria

Sonte në Stamboll, Edin Dzeko dhe Interi i tij do të luajnë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Lidhur me këtë, klubi ëmë i tij, Zeljeznicar, i ka uruar fat në këtë ndeshje, së bashku me një foto të rrallë të fëmijërisë me fanellën e skuadrës blu.

“Paç fat sonte!”, ishte mesazhi i shkurtër por i qartë i klubit boshnjak.

Kapiteni i kombëtares së BeH duhet të jetë titullar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Finalja e Ligës së Kampionëve: Formacionet zyrtare, Manchester City – Inter

Kujtojmë që Edin Dzeko ka luajtur edhe te Manchester City, ku ka fituar edhe titullin e kampionit në Ligën Premier.

Kujtojmë se dueli final fillon nga ora 21:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari polak Szymon Marciniak. /Telegrafi/