Napoli nuk dëshiron të heqë dorë yjet e saj këtë verë edhe pse ofertat në drejtim të klubit kanë qenë të shumta.
Azurrët pas largimit të trajnerit Luciano Spalletti dhe drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli, janë afër shitjes së Kim Min-jae te Bayern Munich për 50 milionë euro, që është edhe klauzola e tij.
Napoli aktualisht nuk po mendon të ndahen me yjet e tyre kryesorë, Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia.
Situata e të parit do të varet nga ajo që do të ndodhë me Kylian Mbappe, pasi PSG është klubi më i interesuar për shërbimet e tij dhe, në rast të shitjes së francezit.
Sulmuesit i kanë mbetur edhe dy vite kontratë dhe De Laurentiis tashmë ka një marrëveshje në parim për ta rinovuar, ndërsa në rastin e Kvaratskhelia, gjërat janë më qetë.
Gjeorgjiani mbërriti një vit më parë dhe ka kontratë deri në vitin 2027 dhe Napoli nuk do të negociojë transferimin e tij këtë verë.
Por sipas Il Mattino, Newcastle është interesuar për anësorin gjeorgjian dhe do të ishte e gatshme të ofronte 90 milionë euro.
Këtë ofertë De Laurentiis, e konsideron shumë të ulët dhe tani për tani po ruan pozicionin e tij: më i miri duhet të qëndrojë përveç kur ka “oferta të çmendura”.
‘Ofertë të çmendur’ për Osimhen, presidenti e kishte thënë se është shifra e 200 milionë eurove.
Pra me këto shifra që ai kërkon, oferta për Kvaran nuk do të vlerësohet nga Napoli. /Telegrafi/