Telegrafi

Klubi anglez prezanton Adama Traoren me një shishe vaji për foshnje

Fulham ka nënshkruar me Adama Traoren si transferim i lirë, por me një mënyrë të veçantë, pasi që ka njoftuar ardhjen e lojtarit me një shishe vaji për foshnja.

Tani, nëse e dini këtë gjë për Adama Traoren, nuk keni nevojë për shpjegim. Por nëse nuk e dini, më poshtë do tua shpjegojmë.

Traore është një nga futbollistët më të zhvilluar dhe gjithashtu një driblues i mrekullueshëm. Natyrisht, është e vështirë të ndalosh.

Pra, për t’ua vështirësuar kundërshtarëve kapjen e tij, Traore i lyen duart me vaj bebesh.

“Është diçka që ne duhet të bëjmë për të mbrojtur Adaman”, kishin thënë më parë nga klubi i Wolves kur ai luante atje.

Lexo po ashtu Wolverhamptoni me një metodë interesante qe kundërshtarët të mos e ndalin Traoren, e lyejnë me vaj para ndeshjes

Lubrifikimi i krahëve e bën më të vështirë për kundërshtarët ta kapin. Pavarësisht se Traore është kaq i fortë, aksionet e tij kanë rënë në dy vitet e fundit. Dy vjet më parë ai iu bashkua Barcelonës si huazimi urgjent dhe këtë verë ai u largua nga Wolves si lojtar i lirë.

Pikat e forta te Adamas janë shpejtësia dhe aftësia e tij për të dribluar, por produkti i tij përfundimtar mund të krahasohet me atë të një qendërmbrojtësi.

Ai ka 4 gola dhe 6 asistime në 80 ndeshje në dy sezonet e fundit, që është pak për një sulmues krahu. /Telegrafi/