Tre klube nga elita e futbollit spanjoll janë vënë në kërkim të Santi Cazorlas.
Atletico Madrid, Sevilla dhe Valencia po monitorojnë me kujdes situatën e Cazorlas tek Arsenali.
Lëndimet e shumta ia kanë pamundësuar 31-vjeçarit paraqitjet me ‘Topçinjtë’ sezonin e shkuar, ndërsa në këtë të tanishmin ai ka qenë ndër më të mirët.
Duke parë që kontrata e tij skadon stinorin e ardhshëm kjo treshe nga Spanja, dëshiron që të kontaktojë lojtarin, për ta rikthyer në vendlindje, pasi që ende nuk dihet nëse Arsenali do t’i ofrojë rinovimin.
Cazorla është pjesë e Arsenalit që nga viti 2012, prejse ishte transferuar nga Villarreali.