Telegrafi

Klubet që vetëm kanë fituar deri më tani (Foto)

Vetëm Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munich nuk kanë lënë asnjë pikë në të gjithë ligat e mëdha deri më tani në Evropë. 

Los Blancos pasi fituan Superkupën e Evropës, arritën katër fitore radhazi në La Liga dhe fituan kundër Sportingut në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-1.

Pep Guardiola është trajneri me më shumë fitore. City ka fituar pesë ndeshje radhazi në Ligën Premier. Ai ka fituar dy ndeshje në play-off të Ligës së Kampionëve, ndërsa mposhti edhe Borussia Monchengladbach në këtë mesjavë.

 

Bayern Munich ka fituar tri ndeshje radhazi, ndërsa ka fituar edhe në Ligën e Kampionëve.

Jashtë ligave të mëdha me fitore janë edhe Istanbul Basaksehir që ka fituar katër ndeshje radhazi.

Pastaj edhe Feyenoord, që mposhti Manchester Unitedin në Ligën e Evropës, ndërsa në kampionat ka 18 pikë nga 18 të mundshme. /Telegrafi/