Telegrafi

Klubet nga Liga Premier futen në garë për Arturo Vidalin

Tashmë është bërë e ditur se Arturo Vidal do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Mesfushori kilian nuk është më në planet e skuadrës katalunase dhe në  afatin e ardhshëm do të gjejë një aventurë të re.

Interi ka kohë që po tenton të transferojë Vidalin, mirëpo Ernesto Valverde tashmë i shkarkuar refuzonte të shite atë në janar.

Por, tani Marca raporton se Manchester United dhe Newcastle United janë futur në garë për të transferuar lojtarin në verë.

Lexo po ashtu Pasuria e pronarëve të klubeve nga Liga Premier - ku do të qëndronte Newcastle

Paul Pogba pritet të kalojë te Juventusi ose Real Madridi dhe Ole Gunnar Solskjaer e do Vidalin në Old Trafford.

Në anën tjetër, Newcastle pritet të ndryshojë pronar dhe Massimiliano Allegri mund të bëhet trajner i tyre në një epokë mjaftë të ndritur për klubin anglez. /Telegrafi/