Klubeve nga La Liga u është bërë e ditur se mund të fillojnë stërvitjet me nga 14 lojtarë me fillim të javës së ardhshme.
Duket ndjekur direktiva e qeverisë së Spanjës, klubeve do u lejohet të kalojnë në fazën tjetër, atë me stërvitjet grupore, pasi ato individuale filluan më 4 maj.
Sipas asaj që raporton Marca, klubet duhet të ndjekin të gjitha rregullat në protokoll si, distanca sociale, higjiena e pajisjeve, analizat e përditshme.
Klubet si Real Madridi e Barcelona, do u lejohen të rritin numrin e lojtarëve në stërvitjet grupore, shkaku i kushteve të tyre më të mira ambientale.
12 klube janë ende në fazën e rishikimit të lojtarëve nga coronavirusi, përfshirë këtu edhe Los Blancot dhe Blaugranasit.
Sidoqoftë, ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura, në mënyrë që të mos lejojnë përhapjes e pandemisë botërore. /Telegrafi/