Duke marrë parasysh rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat futbolli u kthye në fund të sezonit 2019/20, FIFA autorizoi përdorimin e pesë zëvendësimeve në ndeshje dhe që klubet të kishin skuadra prej 23 lojtarësh.
Ideja ishte që ky rregull i ri të ndihmonte lojtarët të rrinin të freskët, pasi orari ishte i ngjeshur dhe ky rregull do të vazhdojë të aplikohet edhe në edicionin 2020/21 nga FIFA.
Sidoqoftë, secili kampionat është i lirë të përcaktojë nëse dëshiron ose jo të ketë këtë rregull për 2020/21.
La Liga fillimisht dëshironte një kthim në kohën e tre zëvendësimeve dhe skuadrave prej 18 lojtarësh, por presioni nga disa klube ka bërë që kjo të rishikohet.
Si i tillë, masat e përkohshme të sezonit të kaluar do të mbesin edhe në këtë sezon./Telegrafi/