Site icon Telegrafi

Klubet italiane nuk janë gati të rinisin stërvitjet kolektive të hënën

Milani, Interi, Napoli dhe Roma kanë bërë të ditur që ata nuk do të mund të rifillojnë stërvitjen në grup të hënën, situatë që mund të përfshijë edhe disa klube tjera në Serie A.

Sipas mediumit Corriere della Sera, katër klubet e mëdha kanë konfirmuar se nuk janë të gatshëm të fillojnë aktivitetet kolektive më 18 maj, siç lejon protokolli.

Klubet do të donin të shmangnin tretmanin e propozuar për shkaqe logjistike, si për shembull gjetja e një hoteli për përdorim ekskluziv dhe ta dezinfektonin çdo ditë.

Lexo po ashtu Presidenti i CONI-it, Malago: Serie A do të rifillojë 99.9 për qind më 13 qershor

Ekipet e tjera të Serie A, si Torino, Hellas Verona, Brescia, Genoa dhe Sampdoria duhet, të jenë në të njëjtën kategori.

Juventusi, Fiorentina dhe Atalanta janë të përgatitur, por duke pritur të kuptojnë se çfarë do të ndodhë dhe duke pritur lajme nga FIGC në lidhje me protokollin e propozuar.

Klubet po kontestojnë masat e përcaktuara nga FIGC dhe drejtuesit e shtetit pa u këshilluar me ekipet e Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version