Dekreti i Qeverisë që urdhëron që të gjitha ngjarjet sportive në Itali të luhen pas dyerve të mbyllura deri më 3 prill për shkak të shpërthimit të coronavirus, ka përfshirë edhe ndeshjet Juventus-Lyon, Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla.
Deri tani ka pasur mbi 3000 raste pozitive në Itali, ku ka ndërruar jetë 107 persona.
FIGC (Federata Italiane e Futbollit) gjithashtu e ka konfirmuar se nga tani ndeshjet në Serie A do të luhen pas dyerve të mbyllura deri në të paktën 3 prill, ose derisa të hiqen kufizimi i qeverisë.
Seria Lega A nuk ka dhënë ende asnjë lloj deklarate mbi situatën.
Kjo do të ndikojë edhe në ngjarje të tjera sportive të luajtura në Itali, përfshirë ndeshjet e Serie B, Serie C dhe ato që organizohen nga UEFA.
Do të thotë që Juventusi do të duhet të presë Lyonin për ndeshjen e dytë në Ligës së Kampionëve, pas dyerve të mbyllura.
Po ashtu edhe ndeshjet në Ligën e Evropës, Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla gjithashtu do të luhen pa asnjë tifoz të pranishëm. /Telegrafi/