Telegrafi

Klubet e Serie A mund të padisin presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli

Klubet e Serie A mund të padisin Andrea Agnellin, i cili negocioi hyrjen e një fondi investimi të Serie A në Superligën Evropiane, ndërsa komplotonte turneun e ri elitar Evropian.

Agnelli ishte një nga arkitektët kryesorë të Superligës Evropiane dhe supozohej të ishte nënkryetari i saj.

Ai dha dorëheqjen si President i ECA-s pasi Superliga u shpall të dielën, por ai tani e gjen veten në një situatë të turpshme si në Evropë ashtu dhe Itali.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e quajti atë një gënjeshtar dhe marrëdhënia midis asaj tyre është prishur në mënyrë dramatike.

Lexo po ashtu Shpërthen presidenti i UEFA-s, Ceferin ndaj presidentit të Juventusit: Nuk kam parë njeri që gënjen më shumë se Agnelli

Gjërat nuk duken më mirë për Agnellin as brenda vendit, në Itali, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Zonjës së Vjetër ishte një nga anëtarët e komisionit që negocioi hyrjen e fondit të investimeve CVC Capital Partners në Lega Serie A.

Marrëveshja do të vlente 1.2 miliard euro, por marrëveshja dështoi pasi Agnelli thuhet se ndryshoi mendim për projektin.

Lexo po ashtu Agnelli dhe Ceferin kishin përgatitur deklaratë të përbashkët për ta mohuar formimin e Superligës, kurse italiani punonte me dinakëri prapa shpine

CVC Capital Partners donte të përfshinte një klauzolë në marrëveshje që do të parandalonte klubet e Serie A të mbështesnin ndonjë garë tjetër evropiane që do të ulte vlerën e Serie A.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Serie A ka humbur financimin e mundshëm prej 1.2 miliard eurosh dhe klubet italiane mund të vendosin të padisin presidentin e Zonjës së Vjetër.

Një takim i Lega Serie A është planifikuar për sot (e premte). /Telegrafi/